Ministria e Tregtisë e Kinës shprehu të premten kundërshtim ndaj kërcënimit të ShBA-së për të vendosur një tarifë tjetër prej 10% për mallrat e importuara nga Kina, duke filluar nga 4 marsi, dhe u zotua të ndërmarrë “kundërmasat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të vendit.
“Kina ka theksuar në mënyrë të përsëritur se tarifat e njëanshme shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe dëmtojnë sistemin tregtar shumëpalësh. Kina kundërshton me vendosmëri lëvizjen e ShBA-së, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë.
Shtetet e Bashkuara përmendën të ashtuquajturën çështje të fentanilit, si një çështje për kërcënimin e fundit tarifor.
Kina shpreson se Shtetet e bashkuara do të kthehen së shpejti në rrugën e zgjidhjes së dallimeve përmes dialogut të barabartë, tha zëdhënësi.
Nëse ShBA-ja këmbëngul në veprimet e saj, Kina do të marrë të gjitha kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme, shtoi zëdhënësi.
