Presidenti kinez Xi Jinping u takua të enjten me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, i cili ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë të vitit 2024.
Xi Jinping-u mirëpriti pjesëmarrjen e Guterres-it si i ftuar i posaçëm në Samitin e Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Xi Jinping-u theksoi që praktikimi i multilateralizmit të vërtetë dhe mbështetja e Kombeve të Bashkuara për të luajtur një rol qendror në çështjet ndërkombëtare kanë qenë gjithmonë parimet të cilave u është përmbajtur Kina në diplomacinë e saj dhe ato nuk do të ndryshojnë.
Antonio Guterres-i, vuri në dukje që bashkëpunimi i Kinës me Afrikën mund të ndihmojë në zbutjen e padrejtësive. OKB-ja është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën e t’u bëjë ballë veprimeve që krijojnë artificialisht përçarje dhe minojnë përparimin e përbashkët, duke praktikuar bashkërisht multilateralizmin, duke promovuar një qeverisje globale më të drejtë e më të arsyeshme dhe duke ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.
Në kuadër të samitit, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten të mbrëmje me homologun e tij të Botsvanës Mokgweetsi Masisi dhe presidentin namibian Nangolo Mbumba, ku u shkëmbyen mesazhe të sinqerta bashkëpunimi e partneriteti.
