OKB: Të drejtat e grave në këndvështrimin e inteligjencës artificiale (AI)

TË FUNDIT

Të hënën, në sesionin e 56-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ambasadori Chen Xu, në emër të 80 vendeve mbajti një fjalim të përbashkët për nxitjen e të drejtave të grave me mbështetjen e teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI).


Në këtë fjalim të përbashkët vihet në dukje që teknologjia AI ka pasur zhvillim të vrullshëm dhe ka potencial gjigant për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e qytetërimeve njerëzore. Gruaja është krijuese e qytetërimeve materiale e shpirtërore, si edhe një forcë e rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin shoqëror. Vitin tjetër do të jetë 30-vjetori i miratimit të Deklaratës dhe Platformës për Veprim të Pekinit, prandaj duhet të shfrytëzohet ky rast për të promovuar barazinë gjinore e për t’i nxitur gratë të bëhen pjesëmarrëse të rëndësishme, kontribuuese të fuqishme dhe përfituese të vërteta të produktivitetit të ri cilësor.


Në këtë fjalim u paraqitën katër propozime, që janë përkatësisht ndjekja e parimit të barazisë gjinore dhe të pjesëmarrjes së barabartë të grave në menaxhimin e AI-së; e parimit të mosdiskriminimit dhe të drejtësisë në sistemet e AI-së, e parimit të etikës dhe të përmirësimit të rregullave e të normave lidhur me barazinë gjinore dhe, së fundmi, zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, për të ngushtuar hendekun digjital dhe për të përballuar sfidat që i ka sjellë çështjes globale të grave teknologjia e AI-së.