Turqia ka arritur që t’i marrë pikët e plota pasi mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3:1.
Goli i qendërmbrojtësit të Fenerbahçes, Mert Müldür në minutën e 25-të bëri që Turqia të kaloj në epërsi por pas një kundërsulmi, Gjeorgjia e barazoi rezultatin në minutën e 32-të, ku autor i golit ishte Georges Mikautadze që ishte edhe goli i fundit për ta në këtë ndeshje.
Golat për Turqinë nuk u ndalën, pasi në minutën e 65-të shënoi futbollisti i Real Madridit, Arda Guler dhe për të vulosur fitoren, Muhammed Kerem Akturkoglu shënoi në minutën e 97-të.
Në fakt, një gol iu anulua Turqisë nga VAR-i, që mbante firmën e talentit të Juventusit, Kenan Yıldız.
