Një ditë pas inaugurimit të Nayib Bukele pas rizgjedhjes së tij në krye të shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka realizuar takim bilateral me kreun e shtetit të El Salvadorit. Osmani shton se El Salvadori dhe Kosova kanë potencial të madh për bashkëpunim.
“El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën.
Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve.
Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali.
