Enver Hoxhaj: Vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin

TË FUNDIT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se mbështetja dhe kundërshtimi që shtetet anëtare të OKB-së patën për Rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, Hoxha thotë se është këmbanë alarmi për Kosovën dhe shtoi, se vendit i duhet një Qeveri pa Albin Kurtin.

“Mënyra se si shtetet në OKB kanë votuar për të mbështetur dhe kundërshtuar Rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, është këmbanë alarmi edhe për Kosovën! Kjo tregon se ne jetojmë në një botë të zvogluar, ku historia po rishkruhet dhe ku kohës dhe hapësirës po u ndryshon kuptimi! Një botë e përcaktuar vetëm nga interesat, pa asnjë parim dhe vlerë! Me izolimin e plotë dhe me kërcënimet në rritje ndaj Kosovës, vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin, me një plan të qartë dhe një veprim të guximshëm! Vetëm një qeveri properëndimore e ripozicionon shtetin tonë drejt, si në raportet me aleatët strategjikë, si përballë armiqve strategjikë të saj, Serbia e Rusia e shumë të tjerë në botë”, ka shkruar Hoxha.