MPJ e Kinës: Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur interesat e ligjshme

TË FUNDIT

Nëse pala filipinase vijon veprimet e njëanshme, Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur dhe për të vendosur interesat e saj të ligjshme, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin në një konferencë shtypi të enjten në Pekin.


Lidhur me konsensusin e arritur midis dy palëve mbi vënien nën kontroll të mosmarrëveshjes për Gumen Renai në Detin e Kinës Jugore.

Wang Wenbin tha se :“Pavarësisht nëse Kina dhe Filipinet kanë arritur ‘marrëveshje xhentëlmenësh’, ‘mirëkuptim të brendshëm’ apo ‘model të ri’për kontrollin si duhet të situatës në Detin e Kinës Jugore, ka një kronologji të qartë dhe të saktë, e cila mbështetet me dëshmi faktike të cilat askush nuk mund t’i hedhë poshtë.

Sipas tij, për një kohë të gjatë, Kina ka mbajtur komunikim e bashkëpunim të ngushtë me vendet e ASEAN-it, duke përfshirë Filipinet, ka nënshkruar Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore dhe ka promovuar me vendosmëri konsultimet për Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore, për të nxitur ruajtjen e qëndrueshmërisë së përgjithshme të situatës në Detin e Kinës Jugore.