Kina dhe Franca do të bashkëpunojnë për restaurimin e katedrales “Notre Dame” të Parisit

TË FUNDIT

Kina dhe Franca do të punojnë së bashku për restaurimin e katedrales “Notre Dame” në Paris dhe mbrojtjen e Ushtrisë prej Terrakote në qytetin kinez Xian.

 Sipas Muzeut të Vendit të Mauzoleut të Perandorit Qinshihuang në provincën Shaanxi të Kinës, përpjekjet e përbashkëta kërkimore me Fondacionin për Shkencat e Trashëgimisë Kulturore të Francës do të fokusohen kryesisht në mbrojtjen e mbetjeve prej druri dhe vende arkeologjike prej dheu. 

Puna e përbashkët filloi me një dokument bashkëpunimi mbi restaurimin e katedrales “Notre Dame” nënshkruar në nëntor 2019. Që atëherë, departamentet përkatëse kineze dhe franceze kanë pasur disa raunde korrespondence për të diskutuar për çështjet përkatëse. 

Si “Notre Dame”, ashtu edhe Mauzoleu i Perandorit Qinshihuang,. janë vende të UNESCO-s.

Notre Dame de Paris cathedral is seen, Monday, April 15, 2024 in Paris. Notre Dame Cathedral marks five years since a fire consumed its spire and roof and threatened to collapse the medieval monument. Notre Dame is expected to reopen in Dec. 2024 following the devastating fire in April 2019. (AP Photo/Aurelien Morissard)

 Më 2019, katedralja “Notre Dame”  u mbyll pas një zjarri të madh që shkaktoi dëme të mëdha në strukturën e saj të drurtë. Katedralja ka qëndruar e mbyllur që atëherë dhe planifikohet të rihapet në dhjetor 2024.