Zana Avdiu: Edhe për çika qesim pushkë, sikur për djem!

TË FUNDIT

Aktivistja për të drejtat e grave, Zana Avdiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen që tronditi gjithë botën shqiptare, vrasjen e gruas në Pejë të Kosovës, transmeton TV21.

Nëpërmjet profilit të saj në Facebook, Avdiu u ndalua edhe te rituali i gjuajtjes me armë për meshkujt dhe vajzat në Kosovë.

Tha se dallimi qëndron në atë se gjuajtje me armë kemi kur lindin meshkuj, kurse për vajzat gjuhet me armë kur i vrasim të njëjtat.

“Ne Kosove, edhe per çika qesim pushke, sikur per djem.

Ama per djem qesin kur te lindin, e per çika kur ti vrasin”, tha Avdiu.