Zjarr në fabrikën e riciklimit në afërsi të Drenasit

TË FUNDIT

Një fabrikë e për riciklim të plastikes në Korroticë e Epërme të Drenasit sot është përfshirë nga zjarri, përcjell TV21. Sipas Policisë së Kosovës, flakët kanë shpërthyer rreth orës 11:00.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë.