Oborri Mbretëror: Pamjet u dorëzuan vetëm në Polici, institucionet të ndërhyjnë për t’i fshirë

TË FUNDIT

Oborri Mbretëror Shqiptar ka reaguar pas publikimit të videos së përleshjes mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elja Zaharia.

Oborri Mbretëror Shqiptar shpreh zhgënjimin për publikimin e videos që është filmuar nga Princ Leka, duke thënë se ato pamje janë dorëzuar në Polici nga vetë Princi.

Rrjedhja e tyre në media, sipas Oborrit Mbretëror Shqiptar, ka dalë prej institucioneve ligjzbatuese, e në rastin konkret policisë ku u dorëzuan pamjet, pasi Princ Leka, thuhet në deklaratë, nuk i ka bërë publike.

Oborri Mbretëror Shqiptar kërkon nga policia dhe institucionet e tjera që të ndërhyjnë për të fshirë videon e sherrit nga rrjetet sociale dhe nga mediat.