Avioni i Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky është ulur në pistën e Aeroportit të Rinasit, ku do pritet nga ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Ai do të qëndrojë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainë, që do mbahet në Tiranë.
Presidenti ukrainas do të pritet të mërkurën nga Rama në 09:00 dhe më pas në orën 13:30 do të mbajnë një konferencë për mediat, ndërsa do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.
