Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

TË FUNDIT

Persona të panjohur kanë djegur dje në mesditë flamurin e Republikës së  Kosovës në Zveçan.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se rasti është hapur për nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim.

Sipas tij, të rinj të cilët dyshohet se ishin të mitur, janë parë duke e djegur flamurin e Kosovës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.