Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi ishte i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21. Duke folur për ngjarjet e fundit në ASH dhe kuvendet e njëpasnjëshme të të dy krahëve, ai tha se kuvendi i mbajtur nga ana e kryetarit Taravari nuk është i rregullt, sepse vetëm kryetari i Kuvendit Qendror mund ta thërrasë atë. I pyetur nëse zoti Taravari është kryetar i ASH-sa, ai u përgjigj se deri të dielën, kur do të mbahet edhe kongresi ai është kryetari legjitim, më pas mund të zgjidhet kryetar tjetër.
“Zoti Taravari në aspektin legal deri të dielën është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, sepse Taravari mund të vijë dielën në kongres të partisë. Nga e diela nëse kongresi i partisë do të vendosë mbi përgjegjësinë e zotit Taravari, do të zgjedhim një kryetatr të ri dhe më pas do të vazhdojmë me kryetarin e ri dhe gjithçka do të jetë në rregull. Nuk e mendoj se do të ketë edhe kontest gjyqësor, sepse kongresi është ai që vendos.”- tha Mehmedi.
