Sivjet është 25-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Afrikës së Jugut. Marrëdhëniet dypalëshe janë futur në “epokën e artë” dhe janë bërë ndër marrëdhëniet me më shumë gjallëri mes vendeve në zhvillim.


Dokumentari i prodhuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Korporata e Transmetimeve e Afrikës së Jugut (SABC) “25 vjeç është moshë e rinisë — Dokumentimi i bashkëpunimit miqësor Kinë-Afrikë e Jugut”, ka në fokus vizitën e 4-t shtetërore të kryetarit të Kinës Xi Jinping në Afrikën e Jugut, duke treguar arritjet e bashkëpunimit mes Kinës dhe Afrikës së Jugut në diplomaci, ekonomi dhe shkëmbimet njerëzore e kulturore dhe duke regjistruar historitë e përfitimeve të përbashkëta, lidhjes mes zemrave të popujve dhe mësimit të ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve të të dy palëve.

Më 28-30 dhjetor, ky dokumentar do të transmentohet në kanalet e CMG-së CCTV-4, CGTN në gjuhën angleze dhe kanalin e dokumentarëve të CGTN-it, ndërsa më 29-31 dhjetor do të shfaqet në CGTN në gjuhën franceze dhe CGTN në gjuhën arabe.
