Presidenti bullgar, Rumen Radev tha vendi i tij e mbështet Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE dhe NATO, kërkon që Kosova dhe Serbia të pajtohen për normalizimin e marrëdhënieve.
“Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin e saj sa më parë në Këshillin e Evropës. Bullgaria është një prej motorëve për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk mund ta lejojmë veten ta lëmë Kosovën në plan të dytë, aq më tepër në fushën e sigurisë”, tha Radev.
Ai shtoi se arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës “është me rëndësi për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë”.
Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.
