Ahmeti pas takimit me Taravarin: Opsionet mbeten të hapura

TË FUNDIT

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në Gostivar, u shpreh se të gjitha opsionet mbeten të hapura për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kemi biseduar de opsionet janë të hapura, do të vazhdojmë të takohemi përsëri. Do i bisedojmë opsionet vizionet dhe në saj të vlerësimeve që do të jepen do të marrim edhe vendimet sesi dhe për cilin opsion do të zgjedhim. Jemi palët ë barabartë me ASH-në dhe nuk japim oferta, kemi ardhur më tepër për bisedime. Përpjekjet bëhen për opsionin më të mirë që do të jetë në shërbim të avancimit drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Përpjekjet bëhen maksimalisht që të zgjidhet opsioni më i mirë.”- tha Ahmeti.