Arrestohet në Turqi kreu shqiptar i narko-kartelit

TË FUNDIT

Kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, është arrestuar gjatë një operacioni policor në Stamboll.

Narkotrafikanti shqiptar kishte hyrë në Turqi me pasaportë false.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se autoritetet turke konstatuan se Rexhepi hyri në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Ministri Yerlikaya, i cili njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit të njohur të drogës si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane, shkruan EuroNews.

“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri turk.