Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu tha se krerët e shtetit po punojnë për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
“Sa i përket padisë për gjenocid është në programin qeverisës. Është duke punuar kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit të cilët janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk mund të japim detaje por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, tha Haxhiu.
