Përafërsisht një javë para Festivalit të Mesvjeshtës dhe festave të Ditës Kombëtare ishin më shumë se 6000 dhoma hoteli në dhe përreth vendit piktoresk të luginës Wangxian, shkruan “China Daily”.
I njohur për shtëpizat e tij buzë shkëmbinjve, të vendosura në qytetin Shangrao në provincën Jiangxi të Kinës lindore, zona ishte plotësisht e rezervuar për periudhën e pushimeve.

Autoritetet e vendit piktoresk kanë miratuar një sistem rezervimi në internet për të mbajtur fluksin ditor të pasagjerëve në rreth 25.000, për t’u ofruar turistëve përvoja më të mira udhëtimi.

Festivali i Mesvjeshtës dhe festa e Ditës Kombëtare do të zgjasin nga 29 shtatori deri më 6 tetor. Gjatë kësaj periudhe kinezët mund të shijojnë pushimet për udhëtime dhe argëtim.
Akademia e Turizmit në Kinë parashikoi se gjatë kësaj periudhe do të kryhen mesatarisht çdo ditë mbi 100 milionë udhëtime pasagjerësh në të gjithë vendin.

