Njerëzit hidhen në oqean për t’u shpëtuar zjarreve

TË FUNDIT

Zjarret që kanë kapluar ishullin Maui janë jashtë kontrollit, por shtrirja e vërtetë e shkatërrimit mbetet e panjohur.

Zjarret e mëdha kanë ndërprerë shërbimin celular, kanë penguar komunikimet emergjente, kanë përfshirë edhe spitalet, si dhe kanë bllokuar banorët dhe turistët në ishull.

Flakët janë aq katastrofike sa disa njerëz janë hedhur në oqean për t’i shpëtuar flakëve, shkruan CNN.

Guvernatori i Havait, i cili ishte në një udhëtim personal këtë javë, tha se po nxitonte të kthehej në shtet të mërkurën. /21Media