Një sulm me dron (me sa duket ukrainas) ndodhi mëngjesin e sotëm në portin e Detit të Zi, të Novorossiysk, një qendër kryesore për eksportet ruse.
Në të njëjtën kohë, Moska akuzoi Kievin për sulmin ndaj një porti të Krimesë.
A busy night in the Black Sea as Ukrainian drones hit a Russian fuel depot in Feodosia in Russian-occupied Crimea (video) and unmanned surface vehicles targeted Novorossiysk, a Russian Black Sea naval base. Both targets are hundreds of kilometers from Ukrainian-controlled areas. pic.twitter.com/tBppXbOrEz
— Ukraine Reporter (@StateOfUkraine) August 4, 2023
Videot e publikuara në mediat sociale dhe faqet e lajmeve treguan se anijet lëviznin në një distancë të shkurtër nga bregu ndërsa të shtënat shpërthyen nga drejtimi i detit.
Megjithatë, pamjet e reja tregojnë një anije sulmuese ruse, Olenogorsky Gornyak, e cila është goditur dhe dëmtuar rëndë, madje është përmbysur.
POV: you ram into a Russian landing warship as a little simple drone pic.twitter.com/u79u5A4Shb
— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) August 4, 2023
Anija, i përket flotës veriore të marinës ruse dhe mund të transportojë 450 tonë mallra si dhe 25 transportues të blinduar.
Ukrayna ordusu, Rusya'nın Novorossiysk limanına saldır düzenledi
— Ceyhun Aşirov (@CeyhunAsirov) August 4, 2023
İnsansız botlarla gerçekleştirilen saldırıda, Rus Donanmasına ait büyük çıkarma gemisi "Olenogorsky Gornyak" ciddi zarar gördü pic.twitter.com/InrxN0ITx1
Kohët e fundit ajo është përdorur për të transportuar automjete cilive dhe mallra drejt dh nga Krimea.
Të njëjtat burime raportojnë se nga sulmi ukrainas u goditën edhe dy anije të tjera ruse, për të cilat në fakt në llogarinë zyrtare të Ukrainës në Tëitter thuhej me ironi: “Luftanija ruse e shkatërruar… shiko online falas pa regjistrim!”
duke iu referuar sulmit tjetër për të cilin foli Moska, dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në portin detar në Feodosia, në Krimenë e pushtuar.
Operacioni u krye nga mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë, tha Ministria e Mbrojtjes ruse, duke pretenduar se ka rrëzuar 10 prej tyre, ndërsa tha se nuk kishte dëme.
