Vritet 33-vjeçari shqiptar në Angli

TË FUNDIT

Një 33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë këtë të enjte në një spital të Wolver-Hampton në Angli, ku qëndronte prej 27 korrikut.

Jetmir Pemaj u godit me thikë në rrugë dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve nuk mundi të shpëtojë. Nga sulmi u plagos rëndë edhe një 20-vjeçar.

Si autori i ngjarjes është arrestuar një 24-vjeçar britanik. Motivet momentalisht mbeten të paqarta. 

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Duhej nga të gjithë dhe do të t’i mungojë familjes së tij e miqve”, tha në një deklaratë familja e shqiptarit, sipas asaj që shkruan BBC.