Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha në një konferencë të rregullt shtypi të martën se sesioni i 53-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së miratoi së fundi rezolutën mbi “Kontributin e zhvillimit në gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut”, të paraqitur nga Kina dhe të bashkësponsorizuar nga 62 vende.
Sipas CMG-se, Mao Ning vuri në dukje se rezoluta ripohon se zhvillimi jep një kontribut të rëndësishëm në gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut dhe u bëri thirrje të gjitha palëve t’u përgjigjen me ide të reja sfidave të reja në zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 në periudhën pas rimëkëmbjes nga epidemia, duke forcuar partneritetin global për zhvillim të qëndrueshëm dhe duke shtuar në mënyrë efektive bashkëpunimin ndërkombëtar, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut me zhvillimin me cilësi të lartë.
Zhvillimi është tema e përjetshme e shoqërisë njerëzore, tha Mao, duke theksuar se vetëm nëpërmjet zhvillimit më të mirë mund të promovohen dhe mbrohen më mirë të drejtat e njeriut.
“Kjo është hera e katërt që Këshilli i të Drejtave të Njeriut miraton një rezolutë me të njëjtin emër të paraqitur nga Kina, çka përbën kontributin e Kinës për zhvillimin e vazhdueshëm global dhe qeverisjen globale.
