BASF zgjeron më tej kampusin e inovacionit në Shangai

TË FUNDIT

Gjiganti gjerman kimik “BASF” përuroi zgjerimin e kampusit të tij të inovacionit në Shangai, duke synuar të përmirësojë aftësitë inovative dhe të përmirësojë mbështetjen për klientët e tij në Kinë dhe në të gjithë rajonin e Azi-Paqësorit.

“Innovation Campus Shanghai”, i cili u hap në 2012, është baza më e madhe e “BASF” për kërkim dhe zhvillim në Azi. Ai përfundoi një zgjerim në vitin 2015 dhe një tjetër më 2019-n, duke rritur rolin e tij si një fuqi inovative për kompaninë dhe partnerët e saj në rajon, shkruan “Xinhua”.

Deri më sot, kompania ka investuar gjithsej 280 milionë euro (rreth 306 milionë dollarë amerikanë) në kampusin e inovacionit në Shangai që nga viti 2012. Ky zgjerim i fundit përfshin dy ndërtesa kërkim dhe zhvillim, ku objektet dhe laboratorët e rinj do të përdoren për të avancuar projektet e kërkimit kimik dhe për të krijuar zgjidhje të reja të qëndrueshme.

Me investimin e vazhdueshëm në kërkim dhe zhvillim, “BASF” është e përkushtuar për të forcuar aftësitë lokale dhe bashkëpunimin me klientët e saj për inovacionin, veçanërisht në sektorët me rritje të shpejtë si makinat elektrike, prodhimi i nivelit të lartë dhe energjia e rinovueshme, deklaroi Jeffrey Lou, president i “BASF Greater China”.

Detlef Kratz, president i sektorit të kërkimit në “BASF”, deklaroi se me zgjerimin e Kampusit të Inovacionit në Shanghai, kompania mund t’i përgjigjet më shpejt nevojave dhe kërkesave në rritje të tregut kinez.