Presidenti rus Vladimir Putin sot për herë të parë iu drejtua opinionit pas përpjekjes për grusht shtet të udhëhequr nga udhëheqësi i grupit paraushtarak Vagner, Evgenij Prigozhin.
Presidenti u drejtua para pjesëmarrësve të Forumit industrial rinor ndërkombëtar “Inxhinierë të së ardhmes-2023” dhe në ngjarje nuk tha asnjë fjalë për ngjarjet e fundit në vend.
Mediat ruse transmetuan se presidenti vetëm u theksoi pjesëmarrësve se zhvillimi dhe modernizimi i industrisë mbetet prioritet për vendin.
“Qeveria do të vazhdojë të stimulojë futjen e teknologjive më të reja në industri të ndryshme, duke përfshirë edhe prodhimtarinë e pajisjeve industriale dhe energjetike”, tha Putin.
