Kina dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku për të thelluar bashkëpunimin ekonomik e teknologjik, duke u bërë një shembull dhe duke udhëhequr rrugën për forcimin e bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë ndërmjet Kinës dhe Evropës, si edhe për të nxitur zhvillimin botëror. Kështu u shpreh të martën në Berlin kryeministri kinez Li Qiang, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknik Kinë-Gjermani me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Më tepër se 200 përfaqësues nga qarqet kineze e gjermane të ekonomisë e të biznesit morën pjesë në këtë forum.
Li tha se, në gjendjen e tanishme në ndryshim dhe të trazuar, forcimi i bashkëpunimit është rruga e duhur për të arritur përfitime të ndërsjella, dhe gjithashtu është gjëja e duhur që duhet bërë me të gjitha forcat.
Ai vuri gjithashtu në dukje nevojën për ta pasur bashkëpunimin ekonomik e teknologjik si një gur themeli të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të kapur prirjen e globalizimit ekonomik, për të mbështetur fuqimisht tregtinë e lirë dhe për të nxitur begatinë e përbashkët dhe zhvillimin e njerëzimit.
