Policia e Kosovës ka informuar se mbrëmjen e djeshme në Kaçanik ka ndodhur një “Vrasje në tentativë”, me ç’rast janë lënduar dy persona.
“Raportohet se në emergjencën e Kaçaniku kanë marrë ndihmë mjekësor dy meshkuj kosovarë, njëri kishte plagë nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri lëndime trupore.”, ka informuar Policia.
Njësitë policore në vend-ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja.
Ndërkohë, rasti është duke u hetuar.
