Samiti në Moldavi, presidentja e Kosovës ulet mes presidentit Macron e kancelarit Scholz

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në “EPC Summit” që po mbahet në kryeqytetin e Moldavisë.

Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi nga atje,. Ai ka treguar se fjalimi ka nisur me një fjlaim nga presidenti ukrainas, Wolodymir Zelensky.

Në fotografinë bie në sy se presidentja e Republikës së Kosovës, Osmani  është ulur është në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant  të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.