C919, aeroplani i parë ajror i zhvilluar nga Kina filloi fluturimin e rregullt mes Shangait dhe Çëndus

TË FUNDIT

Avioni i tipit C919 i zhvilluar nga Kina filloi të hënën fluturimin e rregullt midis Shangait dhe Chengdu-së, kryeqendër e provincës Sichuan(shqiptim:Siçuan) të Kinës Jugperëndimore

 

Avioni që kreu fluturimin e parë, MU9197, u nis nga Shangai në orën 08:25 me 135 pasagjerë në bord dhe u ul në Chengdu pas tre orësh.

 

Si pjesë e skemës së promovimit, operatori i linjës së re ajrore China Eastern Airlines ofroi bileta me një çmim special prej 919 juanësh (rreth 130 dollarë amerikanë).

 

Sipas të dhënave nga një platformë e rezervimit online të fluturimit, biletat që dolën në shitje rreth orës 20:00 të së premtes së kaluar, u shitën brenda më pak se një ore. Ndërkohë, kërkesat për biletat midis këtyre dy destacioneve janë rritur 600% më shumë.

 

Të dielën u krye me sukses fluturimi i parë komercial i avionit të pasagjerëve C919. Ky është një moment historik që shënon një përfundim gjithëpërfshirës të kërkimit dhe zhvillimit, prodhimit, certifikimit dhe funksionimit komercial të avionit.

C919 është aeroplani i parë ajror i zhvilluar nga Kina, në përputhje me standardet ndërkombëtare të vlefshmërisë ajrore. Kina zotëron të drejtat e pavarura të pronësisë intelektuale të avionit.

Projekti i studimit dhe i prodhimit të C919 filloi në vitin 2007. I zhvilluar nga Korporata e Avionit Komercial e Kinës (COMAC), avioni i parë C919 doli nga linja e prodhimit në Shangai në nëntorin e vitit 2015.

Në vitin 2017, avioni kreu fluturimin e tij të parë.

Në shtator të vitit 2022, avioni mori certifikatën nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, duke përfunduar testin më të rëndësishëm përpara operimit komercial, çka do të thotë se dizajni i C919 plotëson standardet e vlefshmërisë ajrore dhe kërkesat mjedisore.

Në dhjetor 2022, avioni i parë C919 iu dorëzua klientit të tij të parë, “China Eastern Airlines”.

Deri tani janë porositur mbi 1 000 avionë C919.