Kina planifikon të realizojë uljen hënore me ekuipazh para vitit 2030

TË FUNDIT

Kina planifikon të realizojë një ulje hënore me ekuipazh para vitit 2030, njoftoi të hënën Lin Xiqiang, zëvendësdrejtor i Agjencisë Hapësinore të Kinës.

Lin tha në një konferencë se kohët e fundit Kina ka nisur fazën e uljes hënore të programit të saj të eksplorimit hënor me ekuipazh.

Qëllimi i përgjithshëm është arritja e uljes së parë me ekuipazh nga Kina në Hënë deri në vitin 2030 dhe kryerja e eksplorimit shkencor hënor dhe eksperimenteve përkatëse tekonologjike, shtoi ai.

Sipas Lin, objektivat përfshijnë gjithashtu zotërimin e teknologjive kyçe, si udhëtimi vajtje-ardhje me ekuipazh Tokë-Hënë, qëndrimi afatshkurtër në sipërfaqen hënore, eksplorimi i përbashkët njeri-robot, kryerja e detyrave të shumta të uljes, shëtitjes, marrjes së mostrave, kërkimit dhe kthimit, duke formuar një aftësi të pavarur të eksplorimit hënor me njerëz.