Erdogan shpall fitore, këndon “live” para publikut

TË FUNDIT

Kandidati për president të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale, derisa ka mbetur edhe një përqindje e vogël e votave për t’u numëruar.

Ai para se të nis fjalimin e tij para publikut në Stamboll, filloi të këndojë bashkë me publikun.

Publikimi i rezultateve preliminare pritet të bëhet pasi të ketë përfunduar numërimi, derisa kunderkandidati i Erdoganit, Kemal Kiliçdaroglu, ende s’ka reaguar.

Sipas TRT, nga numërimi i 97,1 për qind të votave, Erdogan ka 52,21 për qind, ndërsa Kiliçdaroglu 47,79 për qind.