Frikë nga rekrutimi, arratisen rusët

TË FUNDIT

Me mijëra rusë po ikin nga vendi i tyre nga frika e rekrutimit. Kështu, raportohet se mbi 1.000 rusë janë zhvendosur në Finlandë, pikërisht për të mos lejuar që të shkojnë ushtarë në Ukrainë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Finlanda është në pritje të një vendimi të Bashkimit Europian në lidhje me fatin e rusëve që kanë ikur nga vendi i tyre për t’iu shmangur luftës.

“Ne nuk jemi në gjendje të marrim ende vendime në lidhje me azilin e tyre”, mësohet të jetë shprehur, Sana Suter, drejtoreshë e imigracionit në Finlandë.