Japonia ka lëshuar një paralajmërim për mundësinë e pasgoditjeve të tërmeteve pasi dridhjet e tokës para agimit të enjten plagosën disa persona në lindje të vendit, transmeton Anadolu.
Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë goditi provincën lindore Chiba dhe pjesë të kryeqytetit Tokio, thuhet në deklaratën e Agjencisë Meteorologjike Japoneze.
Agjencia paralajmëroi se “tërmete në shkallë të ngjashme mund të ndodhin për rreth një javë” dhe mund të ketë “rrezik nga rënia e gurëve dhe rrëshqitje dheu”.
Të paktën katër persona u plagosën në provincat Chiba dhe Kanagawa, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.
Gjithashtu raportohet se disa shërbime hekurudhore në rajonin e prekur janë anuluar ose ka patur vonesa.
