Zelensky vendos sanksione ndaj 33 individëve rusë dhe 225 kompanive

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky ka vendosur sanksione ndaj 33 shtetasve rusë dhe 225 kompanive.

Dekreti është publikuar në faqen e Presidencës së Ukrainës këtë të shutnë, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Sanksionet dhjetëvjeçare përfshijnë veçanërisht ngrirjen e aseteve, ndalimin e aktivitetit tregtar dhe anulimin e licencave midis kufizimeve të tjera.

Më herët, Zelensky ka deklaruar se plani i Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi tregon se bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping në fillim të këtij muaji, dështuan.