Zjarr i madh në Pejë

TË FUNDIT

Një zjarr i madh dyshohet se ka përfshirë ambientet e kompanisë “Elkos” në qytetin e Pejës.

Rreth këtij objekti operojnë edhe biznese të tjera. Megjithatë, ende nuk ka asgjë të konfirmuar se ku e ka zanafillën zjarri.

Në videot e siguruara nga KosovaPress shihen shtëllunga të mëdha tymi.

Aktualisht, siç raportohet nga dëshmitarët në vendngjarje, policia, zjarrfikësit dhe ambulanca janë në vendngjarje.