Rritja e temperaturave dhe agjërimi përgjatë ditës, shpesh herë i bën agjëruesit të pinë sasi të madhe të ujit, me idenë që gjatë ditës të mos ndjejnë etjen.
Por, ky është një veprim i gabuar sipas dietologëve.
Dietologja Valbona Kadriu rekomandon që agjëruesit të pinë ujë vazhdimisht.
“Nëse pini ujë vetëm në syfyr ,3-4 gota menjëherë, ashtu edhe do ti eliminoni. Që hidratimi të jetë adekuat, duhet të pini ujë vazhdimisht”, shkroi ajo në profilin e saj në Facebook, përcjell TV21.
