Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ritheksoi të dielën se kishte qenë i gatshëm të nënshkruajë më 27 shkurt marrëveshjen themelore për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që sipas tij përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve.
Ai i bëri këto komente në një videomesazh drejtuar një Forumi të Universitetit të Manheimit në Gjermani, ku tha se shpreson që refuzimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të nënshkruante në Bruksel nuk është shenjë se ai nuk pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes.
Më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i thanë po një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e tij, që do të kërkojë më shumë bisedime.
“
marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ndërsa përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
Diplomatët perëndimorë shpresojnë që të arrihet përparim në takimin e 18 marsit disa ditë para se shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell të raportojë në Këshillin Evropian për rrjedhën e bisedimeve Kosovë – Serbi. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë thënë se janë paralajmëruar nga diplomatët perëndimorë se mund të përballen me sanksione në rast të refuzimit të planit evropian.
