Borrelli i kërkon Vuçiqit avancim për planin franko-gjerman

TË FUNDIT

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell në margjinat e Konferencës së Mynihut është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Borrell ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se me Vuçiq ka diskutuar për nevojën për të avancuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian.

“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrell./21Media