Një student 20-vjeçar i mbijetoi tërmetit në jug të Turqisë, falë një postimi në rrjetet sociale që ai dërgoi teksa ishte ngujuar nën rrënojat e një ndërtese.
Boran Kubat mbeti nën rrënoja në Malatya me nënën, gjyshen
dhe dy dajallarët e tij kur rajoni u lëkund nga tërmeti i dytë.
“Nuk e kishim menduar se do të ndodhte një tërmet kaq i
fuqishëm pas të parit. Shkuam në shtëpi dhe ram të flemë kur ndodhi tërmeti. Papritur gjithçka u errësua ndërsa nëna ime u rrëzua pranë meje”, tregon i riu për Anadolu Agency.
