Vërshimet shkaktojnë dëme në Skenderaj

TË FUNDIT

Komuna e Skënderajt në Kosovë ka themeluar 11 komisone komunale me nga pesë anëtarë secili të cilët do të dalin në teren për të për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Ky vendim u mor në takimin e sotëm të Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, me Bordin e Drejtorëve.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur gjatë ditës së djeshme, si pasojë e situatës që kërkon reagim të menjëhershëm në teren, sot një pjesë e shërbimeve komunale është e pamundur të ofrohen. Komuna e Skenderajt njofton se nuk do të ketë orar të punës për Ekzekutivin komunal, deri në përfundimin e procesit të vlerësimit të tërësishëm të dëmeve materiale.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skënderajt.

Komuna i ka kërkuar qytetarëve që të ruajnë provat (video-xhirim, fotografi) të dëmeve të pronave të luajtshme dhe të paluajtshme./21Media