Ata tanimë janë 3: Irkenc Hyka dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të parë.
Ai lajmin e bëri të ditur në Instagram, duke zbuluar se kanë pritur në jetë një djali të cilin e kanë quajtur Aian.
Këngëtari në profilin e tij shkruan: “Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar! Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian! Na e ke çuar jetën në dimension tjetër që kur morëm vesh egzistencën tënde, dhe sot që të mbajmë në duar e dimë ca do të thotë vërtetë të marësh frymë! Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të jepin çdo të mirë të vetes për të gjithë jetën!”
