Shtatë tërmete janë regjistruar në Shqipëri prej mbrëmë e deri sot në mëngjes në zonën e Klosit, në verilindje të Tiranës.
Prej mbrëmë në orën 20 e 30 minuta e deri sot në mëngjes në orën 6 e 36 minuta në atë zonë janë regjistruar shtatë tërmete me magnitudë prej 2 deri 3,5 ballë sipas Shkallës së Rihterit, njoftojnë mediat shqiptare.
Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Tiranë, por nuk ka dëme materiale.
