Zgjerohet operacioni “Mjegulla”, policia kosovare vazhdon arrestimet dhe konfiskimin e lëndëve narkotike

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar operacioni policor ‘Mjegulla’, ku sot është arrestuar edhe një i dyshuar dhe është konfiskuar një sasi e lëndëve narkotike. Në këtë operacion dje ishte arrestuar një person i dyshuar dhe ishin konfiskuar rreth 40 kg lëndë narkotike.

“Sot më 06.01.2023, rreth orës 09:30, kanë vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe rreth 6 kg e 383 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Policia ka arrestuar të dyshuarin B.B., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kurse një të dyshuar tjetër (i njohur për policinë) nuk është hasur dhe i është lënë ftesa për lajmërim në polici. I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thonë nga Policia e Kosovës.