Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Bota duhet të veprojë menjëherë

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i kërkoi botës që të “veprojë menjëherë” ndaj Rusisë.

Në një postim në Twitter të enjten në mëngjes, Kuleba shkroi:

“Bota duhet të veprojë menjëherë. E ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik. Lista e detyrave: 

1. Sanksione shkatërruese ndaj Rusisë TANI.

2. Izoloni plotësisht Rusinë me të gjitha mjetet, në të gjitha format

3. Armë, pajisje për Ukrainën 

4. Ndihmë financiare

5. Ndihma humanitare”, shkroi ai.