Maqedonia e Veriut regjistron 674 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.156 teste të kryera janë regjistruar 674 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 352 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (674) janë regjistruar 98 persona të riinfektuar.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 978 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 9 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 31.01-20.02.2022. janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 295.082 raste, prej të cilëve 280.675 janë shëruar, kurse 8.958 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 5.449 raste aktive me koronavirus.