Nga Qeveria njoftojnë se aksioni humanitar për shpëtimin e shtetasve afganë të cilët janë nën kërcënimin e regjimit taleban po zhvillohet me planin e vendosur në vitin 2022.
“Pas një qëndrimi të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut, një grup civilësh udhëtuan për në Kanada si destinacionin e tyre të përhershëm. 35 shtetasit afganë janë të punësuar, bashkëpunëtorë dhe anëtarët e familjeve të tyre, të organizatës ndërkombëtare “Partneritet i Hapur Qeveritar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
