Aeroplani nga Sofja aterron në Aeroportin e Shkupit (VIDEO)

TË FUNDIT

Në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit ka aterruar aeroplani i parë i linjës ajrore Shkup-Sofje, shkruan TV21. Fluturimi u realizua nga kompania ajrore “Guliver”.

Në aeroplan ishin delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të udhëhequra nga ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikollaj Shabev, si dhe operatorë turistikë nga dyja shtetet.

Sipas paralajmërimeve kjo linjë do të duhet të jetë e rregullt nga muaji i ardhshëm ndërsa do të konfirmohen edhe pako turstike që të rritet numri i turistëve.

Ndërlidhja ajrore mes këtyre shteteve do të jetë hap i pare i bashkëpunimit ndërsa janë nënshkruan dy dokumente për përforcimin e ndërlidhjes infrastrukturore të dy vendeve, për linjë të drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Sofje dhe për Korridorin 8.