Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 ka komentuar deklaratat e paraardhësit të tij Nikolla Dimitrov në lidhej me kontestin që vendi ka me Bullgarinë. Mariçiq thotë se e kupton që deri më tani qasja ka qenë që të gjitha çështjet të mbahen si një paketë, por sipas tij, qasja e deritanishme nuk ka dhënë rezultate të plota edhe pse pikat kanë qenë të përcaktuara mirë.
“Taktikisht kjo ishte e rëndësishme si një gjest i vullnetit të mirë nga të dyja palët, të myllim një nga çështjet e hapura për fillim, ndërsa të gjitha çështjet e tjera të hapura do t’i zgjedhim në tërësi,” tha Mariçiq.
