Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka obliguar ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski që të angazhohet në sanimin e dëmeve nga tërmeti i 9 janarit në Manastir.
“Në këtë seancë, Qeveria obligoi ministrin për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski që bashkërisht me kryetarin e Komisionit për vlerësim dhe vërtetim të lartësisë së dëmit nga fatkeqësitë natyrore, të realizojë takim me përfaqësues të Komunës së Manastirit për të dakorduar procedurën për sanimin e pasojave nga tërmeti i 9 janarit”, qëndron në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.
